Oficeri i Forcave të Sigurisë u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Liridona Mursellit, reagon ministria e Mbrojtjes së Kosovës

by editor

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të Kushtrim Kokollës, anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.

Advertisements

Sipas Ministrisë, organet janë duke e hetuar rastin, por që rasti do të trajtohet edhe brenda organeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Advertisements

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.

Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.

Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

You may also like