“Ka pasur një jetë shumë të mirë dhe të lumtur bashkëshortore”, vëllai i Liridonës zbulon vendimin e familjes për trupin e pajetë

by editor

Vëllai i Liridona Murselit, Leonardo Ademaj, foli në një intervistë televizive në lidhje vrasjen e motrës së tij nga bashkëshorti Naim Murseli.

Advertisements

Vëllai hodhi poshtë pretendimet se çifti ishte në një process divorci që prej vitit 2019 dhe shtoi se ata si familja nuk kanë pasur dijeni për mosmarrëveshje mes çiftit.

Advertisements

Ademaj tha se gjatë 13 viteve martesë të së motrës, ajo nuk është ankuar kurrë për bashkëshortin, madje e vlerësonte atë dhe kishte një familje të lumtur.

Sipas vëllait problemet mes çiftit filluan në muajin tetor, kur Liridona dhe familja e saj u kthyen nga Suedia në Kosovë.

“Motra në asnjë moment nuk na është ankuar këto 13 vite, nuk ka pasur asnjë lloj vërejtje tek ai. Ka pasur një jetë shumë të mirë dhe shumë të lumtur bashkëshortore. Kanë pasur udhëtime shumë të bukura së bashku dhe kujtime të bukura. Kanë qenë shumë mirë.

Ne nuk na ka lajmëruar për asnjë send në lidhje me divorcin. Nëse kërkohet divorci, informacioni vjen te shtëpia, por nuk na i ka përmendur asnjëherë.

Prej 2019-ës e këtej kanë jetuar shumë mirë bashkë. Kanë qenë bashkë çdo herë. Që kur u kthyen në Kosovë në fund të qershorit, dhe duke fillar nga tetori aty ndryshoi jeta e tyre.

Ata vendosën të ktheheshin dhe të jetonin në Kosovë. Ishte Naimi që vendosi të kthehej, ku i kishte thënë “të kthehemi të jetojmë dhe në Kosovë se jeta dhe aty është e mirë”.

Naimi u kthye dy-tre muaj para, motra u kthye më vonë. Nuk e di se çfarë arsyesh ka pasur pres t’i zbulojë policia”, tha vëllai.

Ademaj shtoi se familjarët do ta zhvarrosin Liridonën dhe do ta sjellin për ta rivarosur pranë familjes së saj.

“Pasi erdhëm pas varrimit dhe e morëm vesh çfarë ka ndodhur dhe morën babën në telefon. Ne morën vendimin ta zhvarrosim dhe ta sjellim këtu”, tha ai.

You may also like