Thërriti “Allahu Akbar” dhe u sul me thikë drejt turmës/ Kush është autori i sulmit të përgjakshëm në Paris (VIDEO)

by editor

Pak para sulmit, autori publikoi një video në të cilën fliste në arabisht

Advertisements

Franca u trondit mbrëmjen e djeshme nga një sulm i rëndë, që i mori jetën një personi dhe plagosi dy të tjerë.

Advertisements

Një 26-vjeçar sulmoi me thikë një grup turistësh në qendër të Parisit, pranë Kullës Eiffel, teksa viktima është një shtetase gjermane.
Policia ka arritur të arrestojë autorin, i cili është një i ri i lindur në Francë nga prindër iranianë. Ai është identifikuar si Armand R., ndërsa raportohet se është i njohur për autoritetet që nga viti 2016 për ekstremizëm radikal dhe konsiderohet jashtëzakonisht i paqëndrueshëm.

Pak para sulmit, ai publikoi një video në të cilën fliste në arabisht. Gjatë sulmit, sulmuesi bërtiti ”Allahu Akbar“, sipas një burimi policor, gjë që u konfirmua nga ministri i brendshëm francez.

Gerald Darmanen tha në një konferencë për shtyp se i arrestuari i tha policisë se ishte i zemëruar sepse “shumë myslimanë po vdesin në Afganistan dhe Palestinë”.

https://gsh.top-media.al/media10/UY1SEMzJ-ssstwitter.com_1701597885166.mp4#t=0.2

You may also like