“Mjekët më thanë se jam me fat që jam gjallë…”
Advertisements
Aktori i njohur, Geoffrey Giuliano, ka përfunduar në spital pasi aksidentalisht ka prerë dy gishtat e këmbës.
Advertisements
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur teksa po restauronte shtëpinë e tij. Njërit prej punëtorëve i ka shpëtuar nga dora sharra elektrike, duke i rënë në këmbë aktorit.
Në një gjendje jo të mirë shëndetësore, sapo u dërgua në spital, Guiliano iu nënshtrua një operacioni.
“Sot më dhemb si çmenduri. Mjekët më thanë se jam me fat që jam gjallë, por nuk ndihem me fat. Një sharrë elektrike pothuajse më vrau. Sharra ra nga lartësia, goditi dyshemenë, e prishi dyshemenë dhe më pas ra në këmbën time, kështu që mori pjesën e sipërme të gishtit tim të madh dhe gishtit të dytë. Isha pjesë e serialit ‘Squid Game’, pashë çfarë po ndodhte atje, kjo është shumë më keq, asnjë nga konkurrentët e ‘Squid Game’ nuk do të mund të mbijetonte. Isha në gjendje shoku. Nuk më dhembte në atë kohë, por kishte shumë gjak. Ata i qepën gishtërinjtë përkohësisht dhe tani jemi këtu për t’i rregulluar si duhet”, ka deklaruar aktori i njohur pas ndërhyrjes.