Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës lidhur me dyshimet për vrasjen e Liridona Ademaj.
Advertisements
Seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për paraburgim u mbajt sot ku u deklarua edhe i dyshuari Murseli dhe avokati i tij Ahmet Ahmeti. Murseli tha se ai nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte qenë vetë i rrezikuar.
Advertisements
“Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë”, tha ai.
Avokati Ahmet Ahmeti tha se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.
“I mbrojturi im nuk është fare i perfshire në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsye të përsërise veprën penale se nuk e ka bërë”, ka thënë avokati Ahmeti.
30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur. Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij.