Sipas të arrestuarve, babai ka dhënë informacion për rrëmbimin e 14-vjeçares
Advertisements
Gazetarja nga Maqedonia e Veriut Elida Zylbehari ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur, ku 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska u rrëmbye dhe u vra.
Advertisements
Zylbehari tha se 14-vjeçarja, u rrëmbye afër shtëpisë së saj, iu lidhën këmbët e duart, u fut në një qese e më pas në makinë dhe pas 2 orësh e gjysmë u vra.
Sipas saj, dyshohet se organizator i rrëmbimit është Ljupço Paleski-Palço, i cili njihet si drejtues i Lëvizjes “E treta”.
“Grupi kanë lidhje me njëri-tjetrin, sepse janë anëtarë të një partie të ekstremit të djathtë. Ende nuk ka të dhëna nëse ky grup ka kryer të tjera vrasje. Do të hetohet nëse ata kanë vepruar si grup apo kanë bashkëpunuar vetëm për këto ngjarje. Pritet që i ati i 14-vjeçares të sillet para gjykatës penale dhe të merret masë edhe ndaj tij.
Sipas të arrestuarve, babai ka dhënë informacion për rrëmbimin e 14 vjeçares. Thuhet se nëna e vajzës së vrarë ka shitur një banesë dhe për të zhvatur atë kanë kryer këtë vrasje, mirëpo nuk është e qartë çfarë ka ndodhur para vrasjes. Ndërkohë nuk ka ndonjë kërkesë për para dhe policia tha se vrasja ndodhi pasi rrëmbyesit i kapi paniku.
Autori është propagandues pro-rus, brenda disa viteve ka kryer disa vepra penale. Në çdo qeveri ka pasur dikë atje, përmes të cilit ka përfituar, ka zhvatur hapësirat publike, etj. Në kanalin e tij ka të pavërteta, një shpifës i keq. Elementi kyç ka qenë gjetja e makinës së djegur të 74-vjecarit që u gjet pranë vajzës. Kanë ndërlidhur rastin dhe kur panë veturën e njëjtë, kanë nisur diskutimet dhe marrjet e të dhënave nga familjarët.
Në 27 nëntor është zhdukur dhe dje është gjetur, pra ka rreth një javë nga ngjarja. E mitura është rrëmbyer pranë shtëpisë, i kanë lidhur duar e këmbë, është future në një qese dhe është future në veturë”, është shprehur Zylbehari.