Gazetarja Klodiana Lala ka treguar dinamiken e vrasjes makabre të Liridona Ademajt, krim i paguar nga bashkëshorti i saj.
Advertisements
Lala ngre dyshime, duke thënë se kjo nuk është një histori parash, por diçka më e errët, ndërsa thekson se Liridona ka ditur një sekret për burrin e vet.
Advertisements
E ftuar në emisionin “Open” në News24, Lala thotë se “Naimi natën që kishte në morg nënën e dy fëmijëve të tij ka shkuar të flejë në hotel dhe nuk ka shkuar as në familjen e tij dhe as në familjen e gruas”.
“Unë mendoj që kjo ngjarja ka motiv krejt tjetër. Kam aq shumë dyshime për këtë por nuk dua të jem e nxituar. Mendoj se mes çiftit ka patur një konflikt shumë të fortë. Pavarësisht se familja nuk ka ditur asgjë marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë normale. Kjo do të thotë se Liridona diçka ka ditur. Di të garantoj diçka, përveçse ajo ishte një grua e përkushtua, gjithë problemi është te Naimi. Të vërtetën Liridona e ka marrë me vete. Por prokuroria e Kosovës ka detyrimin të japë një ndëshkim shembullor për këtë ngjarje. Kjo histori është më e errët sesa histori parash. Naim Murseli duhet të hetohet për gjithçka, si aktivitetin financiar, problemet bashkëshortore apo çështje me tradhtinë. Nuk është çështje parash.
Prokuroria më ka konfirmuar se ka disa dyshime të tjera. Uroj që provat të jenë në celularët e personave të arrestuar.
Naim Murseli natën që kishte në morg nënën e dy fëmijëve të tij ka shkuar të flejë në hotel dhe nuk ka shkuar as në familjen e tij dhe as në familjen e gruas.
Ai ka tentuar të ngrejë një alibi, një alibi që të mos zbulohej. Krimi i Liridona Ademajt nuk është një krim i mirëmenduar, por është një krim i nxituar për ti mbyllur gojën për një sekret që ajo dinte për Naim Murselin. Liridona Ademaj ka ditur diçka shumë të errët dhe Naimi ka tentuar ti mbyllë gojën”, ka deklaruar Klodiana Lala.