Entjan Nikualjn u ndoq për 3 orë nga vrasësit

by editor

Për rreth 3 orë dyshohet se e ndoqën vrasësit 40-vjeçarin Entjan Nikulaj përpara se ta ekzekutonin atë rreth orës 21:30 të së shtunës në aksin Lezhë-Shkodër.

Advertisements

Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor ka dalë gjatë analizimit të kamerave të sigurisë nga ku ka rezultuar se makina tip BMW e përdorur në vrasje ka ndjekur nga pas prej orës 18:30 të së shtunës viktimën.

Advertisements

Sakaq burime bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga autorët ka dyshime se ka ardhur nga zona e Fushë Krujës, dhe 3 orë përpara vrasjes, ka nisur ndjekjen e viktimës.

Ky i fundit dyshohet se është vëzhguar për të paktën 2 ditë deri në momentin e ekzekutimit.

Pavarësisht ekspozimit në shumë kamera sigurie të cilat tashmë janë duke u analizuar nga policia dhe Prokuroria e Lezhës, atentatorët, që dyshohet se ishin 3 persona janë treguar mjaft të kujdesshëm.

Duke ndjekur të gjithë kronologjinë e veprimeve të tyre, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që bëhet fjale për vrasës me pagesë.

You may also like