Vrau të ëmën në gjumë me thikë, publikohet selfie shokuese e 13-vjeçarit pas krimit!

by editor

Një 13-vjeçar ka vrarë nënën e tij ndërkohë që ishte në gjumë me motrën e tij të porsalindur 14-ditëshe.

Advertisements

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e 12 tetorit në SHBA, ndërkohë tani Zyra e Prokurorit të Qarkut Miami-Dade në Florida, ka publikuar fotot rrëqethëse të kapura nga kamerat e sigurimit në dhomën e gjumit, disa momente para se nëna të vritej.

Advertisements

Në një nga pamjet, të regjistruara në orën 22:23 të asaj nate, Garcia shfaqet në shtratin e saj me vajzën e saj të porsalindur në krahë. Vetëm 40 minuta më vonë, në orën 23:00, kamera e monitorit të bebeve regjistroi dhomën me dritat e fikura. Foshnja është tani në krevat fëmijësh dhe mbi gruan e fjetur në shtrat qëndron adoleshenti Derek Rosa, i cili gjysmë ore më vonë i telefonoi policisë për të rrëfyer aktin e tij.

Prokurorët që publikuan materialin nuk kanë dhënë ende detaje mbi përmbajtjen e tij. Mirëpo, në pamjet e publikuara nga New York Post përfshihet edhe një selfie tronditëse që 13-vjeçari besohet se ia ka dërguar një miku të tij pas krimit brutal. Adoleshenti pozon me gjuhën jashtë, duke bërë një gjest, ndërsa në dorën e tij duket një substancë e kuqe, ndoshta gjaku i nënës së tij.

Provat përfshijnë gjithashtu fotografi të një thike me një dorezë rozë që duket të jetë e mbuluar me gjak, dhe ndoshta është arma e krimit.

Gjatë telefonatës së tij natën e vrasjes, Rosa ka rrëfyer vrasjen e nënës së tij dhe faktin se më pas i ka dërguar një foto një miku të tij. 13-vjeçari, i cili ishte ekselent në shkollë, thuhet se i tha operatorit se fillimisht kishte për qëllim të vriste veten me një armë që kishte në shtëpi, por në fund vendosi se nuk donte ta bënte këtë.

Natën e krimit, njerku i 13-vjeçarit i cili është një shofer kamioni, ishte larg në punë. Foshnja e cila ishte shtrirë në krevat fëmijësh, ndërsa nëna e tij u vra pikërisht pranë tij, është shëndoshë e mirë.

Vlen të theksohet se, pavarësisht krimit të tmerrshëm për të cilin akuzohet, 13-vjeçari ka mbështetjen e shumë familjarëve, përfshirë edhe babain e tij, i cili duke folur para kamerave ka kërkuar që të birit t’i jepet “një shans i dytë”. Familjarët e Rozës shprehën mosmarrëveshjen e tyre me vendimin për të gjykuar adoleshentin si të rritur. “Derek është një fëmijë i mirë. E butë, e dashur”, tha një i afërm në gjykatë.

“Ne kërkojmë që atij t’i jepet një shans për t’u rritur, maturuar dhe për të lënë pas vetes atë që ndodhi,” tha babai i tij në gjykatë.

You may also like