Qeveria e Kosovës ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Advertisements
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se rreth 21 mijë familje me total rreth 81 mijë anëtarë përfitues do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse, në mënyrë që të kalojnë dimrin sa më lehtë.
Advertisements
Murati ka thënë se për Masën 1.2 janë ndarë 5 milionë euro, ndërsa këto para janë pjesë e pakos mbështetëse të BE-së prej 75 milionë euro për energji që i ka bërë Kosovës.
Ai ka treguar se 120 euro do të ndahen për familje, e më pas edhe nga 30 euro për secilin anëtar të familjes. Sipas tij kjo masë vlen vetëm njëherë dhe vlera totale është 5 milionë euro. Ka treguar se nuk ka nevojë për aplikim, pasi përllogaritjet janë bërë nga Departamenti për Punë Sociale dhe do të bëhet verifikimi i listave i personave që marrin ndihmë sociale.
“Departamenti për Punë Sociale bën përllogaritjen, përllogaritja bëhet në formë që për secilën familje, si familje, përfitimi është 120 euro që është ekuivalent me dy metër kub, ndërsa po ashtu për çdo anëtar do të ndahen nga 30 euro shtesë. Që i bie për një familje katëranëtarëshe përfitimi total është 240 euro. Subvencionimi shkon direkt në llogarinë bankare të familjes”, ka thënë Murati.
Ai ka treguar se tani janë në proces të verifikimit të listave.
“Jemi në proces të verifikimit të listave, kur kryhet verifikimi, për familjet që janë aktualisht në asistencë sociale, rreth 21 mijë familje me rreth 81 mijë anëtarë përfitues, atëherë bëhet realizimi i mbështetjes. Besoj se do të bëhet gjatë ditëve në vijim”.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për masat mbështetëse që ka marrë gjatë qeverisjes së tij.
“Varësisht nga rrethanat mund të ketë ndryshuar metoda, por asnjëherë caku ynë përfundimtar. Qytetarët tanë e dinë se përballë vështirësive të kohës ata asnjëherë nuk do të jenë të vetëm apo të vetmuar. Jemi dhe do të mbetemi Qeveri që udhëheq e mbështet, që prin dhe nuk e lë askënd prapa”.
Shefi për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johaness Madsen-Stenbaek, ka thënë se është bërë progres i madh në zbatimin e pakos dhe se më këtë synohet përshpejtimi i zhvillimit ekonomik.
“Presim të vazhdojmë bashkëpunim në sektorin energjetik dhe reformat e zbatimit e investimeve për të siguruar të ardhme të mirë dhe për ta sjellë Kosovën më afër BE-së”. Monitori