Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier, ku u vra me armë zjarri 41-vjeçari, Elton Javori.
Advertisements
Në një prononcim për mediat, fqinji i tij është shprehur se ai ka qenë një djalë i mrekullueshëm, shumë i dashur dhe i respektuar.
Advertisements
Ai po ashtu tregon se 41-vjeçari jetonte me familjen e tij, ndërsa vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani.
“Unë jam rritur me të dhe farefisin e tyre. Ky djalë ka qenë i mrekullueshëm, familje e mrekullueshme, se nga i erdhi kjo nuk e di.
Sa u futa të pija kafe, dolëm vrap. Ai jetonte me familjen, vëllezërit i ka në Gjermani” shprehet fqinji.
Policia ka mundur të identifikojë autorit dhe po punon për kapjen e tij.
Sipas burimeve nga policia, autori është larguar me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë blu.
Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.