Sherr vajzash në BBVK/ Edona-Kaderit: Gënjeshtare katundi

by editor

Debatet ndërmjet banorëve janë një pjesë e pandarë e përditshërisë në “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi protagonistet e një debati të fortë kanë qenë Edona James dhe Kader.
Përplasja mes tyre ka ndodhur në oborrin e shtëpisë. Gjatë debatit që shpejtoi në një përplasje të hapur, Edona nuk ka ngurruar të përdorë fjalët “Oj gënjeshtarja e katundit” duke iu drejtuar Kaderit.

Advertisements

Tensioni mes vajzave u rrit akoma më shumë kur Edona, në një përpjekje për ta provokuar Kaderin, shtoi mbi tallje duke thënë “Je false si rrobat e pazarit që ke në trup”.
Ky sulm verbal nuk është marrë mirë nga publiku dhe shikuesit, duke shkaktuar reagime të ndryshme në rrjet.

You may also like