Në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje që ka tronditur opinionin publik, ka folur ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Advertisements
Westerlund, ka komentuar vrasjen e Liridona Ademajt, shtetase suedeze, ku tha se Suedia po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e kësaj ngjarje. Për ngjarjen, ai tha se ka shumë mister dhe është rast i ndjeshëm.
Advertisements
“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister, nuk mund të them më shumë. Jemi duke punuar në këtë rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në fushatën sensibilizuese ’16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave’”, tha ai.
I pyetur nëse Suedia do të kërkojë ekstradimin e bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli, i cili akuzohet si porositës i vrasjes, ambasadori tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.
“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, tha ai.