“Siguria në shkolla zero, një person mashtroi duke u hequr si daja e një prej nxënësve”

by editor

Siguria në shkollë është një element thelbësor i parandalimit të dukurive negative, por si duket oficerët e sigurisë në shkollat shqiptare nuk po e bëjnë punën si duhet. Themi këtë pasi një i ri, Orest Berberi është njohur me një rast në shkollën “Vasil Ziu” në Durrës. Ai thotë se një person i panjohur është paraqitur në ambientet e kësaj shkolle duke u prezantuar si daja i një prej nxënësve.

Advertisements

Pas kësaj ngjarje, prindërit kanë denoncuar personin në fjalë, i cili për mediat nuk është bërë i ditur. Gjithashtu Oresti ngre edhe një shqetësim tjetër. Ai denoncon edhe shitjen në shkolla të lëndëve narkotike, një fenomen ky i përhapur jo vetëm në qytetin e Durrësit, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Advertisements

Duke marrë parasysh ngjarjet në fjalë, i riu kërkon që institucionet të reagojnë dhe të rrisin sigurinë në shkolla, teksa kërkon që edhe prindërit të jenë më komunikues me fëmijët e tyre dhe të interesohen për ta.

You may also like