Temperatura deri në -3 gradë, prashikimi i motit për sot

by editor

Sipas meterologeve këtë të shtunë në vendin tonë pritet të mbizotërojnë kthjellimet në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Advertisements

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, më të theksuara në skajin Verior.

Advertisements

E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here deri e fortë me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

You may also like