“Ne kërkojmë gjak”/ Policia po ruan shtëpinë? Babai i Naim Murselit: Le të na vrasin, ç’të bëjmë!

by editor

“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak””

Advertisements

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor ka tronditur opinionin publik.

Advertisements

Dy ditë më vonë, u arrestuan tre të dyshuar për vrasjen e saj, përfshirë dorasin Granit Plava, bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murseli, i cili dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e Liridonës, si dhe Kushtrim Kokallën, si i dyshuar për bashkëpunim.

Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë, dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.

Indeksonline ka kontaktuar babain e Naimit, Shaban Murselin, i cili thotë se sot është vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.

Ai thotë se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka se çka të bëjë lidhur me këtë situatë.

“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrolla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë” tha Murseli.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të Liridonës dhe Naimit është e mirë.

Një gjë të tillë e ka mohuar vëllau i Liridonës, Leonardi.

You may also like