Debat i ashpër në BBV Kosova, Shqipja akuzon Ganiun për ngacmim se*sual

by editor

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Kosova ishte i mbushur me tension, pasi nisi me transmetimin e pamjeve të zënkës së Shqipes me Ganiun.

Advertisements

Madje, Shqipja arriti deri aty sa e akuzoi Ganiun për ngacmim seksual. Nga ana tjetër Ganiu e akuzoi për dhunë, pasi ajo e goditi me një kanaçe.Ajo tha se ka shumë kohë që ai i jep shikime jonormale si dhe qëndron gjatë gjithë kohës pas saj në lavanderi.

Advertisements

Ajo rrëfeu dhe një situatë ku ai i kishte thënë se kishte parë një ëndërr me të. Shqipja theksoi konsumimin e alkoolit dhe e quajti Ganinë të varur.

“A ka mundësi ta lësh atë alkool se na ke futur në depresion? Mua më ka kapur ankthi, nuk të duroj dot më afër! Mundësisht ku je ti nuk dua te jem unë. Ndihem e ngacmuar seksualisht! Më thotë shoh ëndrra me ty… Mënyra si më shikon nuk është normale,” tha Shqipja.

“Familjarët e mi janë para ekranit dhe ata dhe kushdo që më njeh mua e di që nuk është e natyrës time të ngacmoj seksualisht një vajzë,” -tha Ganiu.

Shqipja theksoi edhe njëherë që Ganiu nis të pijë alkool që në mëngjes dhe vazhdon deri në darkë. Ajo u shpreh se doli nga kontrolli sepse ishte në ankth.

You may also like