Pas dënimit të Rudinës me burg, reagon ish-bashkëshorti i aktores

by editor

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë, pas lajmeve se aktorja është dënuar me 6 muaj burg, për falsifikimin e prokurës së vajzës së tyre.

Advertisements

Aleksandër Varfaj në një postim në Instagram shkruan se nuk do të jetë kurrë një baba i keq.

Advertisements

“Mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë”, shkruan ai.

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. ZËRI ka zbuluar se dënimi i është konvertuar, pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, arsyeton se mund ta vuajë jashtë dënimin e saj. Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, duke qene se kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën.

Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

You may also like