Në raportimin e ditës për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Zogu i Tiranës thotë se një pjesë e mirë e njerëzve janë drejtuar te fallxhoret. Pjesa më e madhe e tyre janë kuriozë për mbylljen e vitit që po lëmë pas dhe fillimin e atij pasardhës. Zogu i Tiranës shton se ai ka shkuar te një fallxhore që i ka parashikuar se do të gjejë dashurinë.
Advertisements
Zogu i Tiranës: Meqë jemi në fundvit njerëzit akoma besojnë dhe ka patur shumë dyndje te fallxhoret në fakt.
Advertisements
Aldo: Mos ia fut kot, po s’ka mundësi, pse vazhdojnë akoma i besojnë?
Zogu i Tiranës: Ua! Është njëra që sheh me 5 mijë lekë të vjetra filxhanin, numri 1! Është dyndje e madhe o lali! Ka patur shumë njerëz o zog se duan të dinë si do mbyllet viti apo si do nisë Viti i Ri. Nëse ju doni, unë mund ta ftoj zonjën këtu për të më parashikuar mua “live”…
Aldo: S’kemi hallin tënd me thënë të drejtën.
Zogu i Tiranës: Jo, nëse doni ju thashë mund ta ftojmë ndonjë ditë fallxhoren këtu, mendoj unë.
Aldo: Se mos na kërkon lekë ore.
Zogu i Tiranës: Jo, është një grua zonjë, sheh me 5 mijë lekë në fakt. Shih ç’më tha Aldo, “ti do gjesh dashurinë më tha mua, shumë shpejt”.
Zogu shton se çmimet e fallxhoreve përgjithësisht variojnë nga 5-10 mijë lekë të vjetra. Mes të tjerash, ai premton se ditën e nesërme (të martën) gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë do të jetë e pranishme edhe fallxhorja në fjalë./tvklan.al