Shoferi 64-vjeçar është shoqëruar në polici teksa po hetohet për ngjarjen e rëndë.
Advertisements
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Golem, Lushnje.
Advertisements
Bëhet me dije nga burimet për media se një automjet tip “Volkswagen” ka aksidentuar për vdekje një person ende të paidentifikuar.
Shoferi 64-vjeçar është shoqëruar në polici teksa po hetohet për ngjarjen e rëndë.
Njoftim:
Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.