Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari i njohur, Milaim Zeka shprehet se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i cili porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me ngjarjen, duke tentuar të nxjerrë djalin e tij të pafajshëm.
Advertisements
Mediat kosovare ndërkohë raportojnë se, Naim Murseli e ka pranuar fajin.
Advertisements
Me anë të një postimi në “facebook”, Zeka ka publikuar edhe disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të Naim Murselit, ku ai i kërkon borxh një personi tjetër dhe ndër të tjera shprehet se ish-presidenti Behgjet Pacolli i ka dhënë borxh 30 mijë euro.
https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/2074511339577565?ref=embed_post
“Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij. Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter. Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme. Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta. E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin.
Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit. Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen. Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde….”,- shkruan Zeka.