“Rama po na asgjëson”, Berisha: Opozita do të përpiqet për rivendosjen e parlamentarizmit dhe pluralizmit politik

by editor

Ditën e sotme u mblodh grupi i PD-së. Në fokus ishte mes të tjerave kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Advertisements

“Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues të mëparshëm të Skapit dhe gjykatëses së shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996. Jam i sigurt që Kryesia do të më dërgojë mua relacionin. Baza e këtij qëndrimi është propozimi im në vitin 2012”, tha Berisha.

Theksin Sali Berisha e vendosi te miratimi i rregullores së mandatave dhe imunitetit për ndryshimin e rregullores që forcon masat deri në dy muaj përjashtim për deputetët që shkaktojnë kaos dhe dhunë.

Advertisements

“Ndryshim sipas të cilit, një grup deputetësh i lejojnë vetes, ndërprerjen e përkohshme të mandatit të deputetëve. Përjashtimin për dy muaj dhe defakto heqjen e mandatit, dmth ndalimin e çdo lloj veprimtarie të deputetit.

Kjo është faza parapërfundimtare drejt asgjësimit të opozitës në parlament dhe u garantoj se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjen e opozitës për rivendosjen e parlamentarizmit, pluralizmit politik në parlament.

Vendosmëria është e plotë e palëkundur. Kjo është ajo që mund të ju them sot” deklaroi ai.

You may also like