Burg, burg, burg…për të gjithë/ I arrestuari për inceneratorin e Tiranës tentoi të vriste veten

by editor

Kritikat e Komitetit të Helsinkit, ato të Ministrisë së Drejtësisë dhe deri te shqetësimet e Komisionit Europian mbi respektimin e të drejtave të njeriut dhe vendosjes së masave shtrënguese proporcionale me akuzat e ngritura ndaj qytetarëve të shqiptarë, duket se nga njëri vesh kanë hyrë, në tjetrin kanë dalë.

Prokurorët dhe gjykatësit e posaçëm vazhdojnë të tregohen të rreptë me qytetarët dhe zyrtarët e vegjël, por zbuten kur bëhet fjalë për politikanë të profilit të lartë, për të cilët s’po gjen dot as guximin që të respektojnë masat e sigurisë së detyrimit të paraqitjes, si në rastin e Sali Berishës.

Advertisements

Aplikimi i dy standardeve nga SPAK u përforcuar në rastin e fundit të 15 urdhërarresteve të nxjerra në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Mes emrave që SPAK kërkoi masën e sigurisë arrest me burg ishte edhe J.Ll., zyrtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Zyrtari akuzohet për shpërdorim detyre, një akuzë më e lehtë se ajo e Sali Berishës. Megjithatë, SPAK kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për të, ndërsa Berishës i caktoi detyrim paraqitjeje. Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën e SPAK dhe caktoi masë sigurie arrest shtëpie për J.Ll., pasi ky i fundit kishte tentuar të vetëvritej.

Advertisements

Por, gjykata la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg të kërkuar nga SPAK për Namik Simixhiun, gjithashtu pensionist siç është edhe Sali Berisha sot.

Ky nuk është rasti i parë që masat ekstreme të SPAK rrezikojnë të shkaktojnë tragjedi brenda qelive. Madje është i freskët ende rasti i Enver Sheshit, i arrestuar për inceneratorin e Fierit dhe që tragjikisht ndërroi jetë në paraburgim, ende pa dalë në proces gjyqësor.

Advertisements

Vdekjet në dhomat e paraburgimit për akuza që nuk lidhen me vrasjen, drogën, apo terrorizimin në Shqipëri vijnë si lajme vetëm nga vende si Rusia, Irani, apo Koreja e Veriut, por në asnjë vend të Bashkimit Europian, apo kandidate për anëtarësim në BE, siç është edhe Shqipëria.

Prandaj, që të mos përsëritet një tjetër tragjedi si ajo e Enver Sheshit, ka ardhur koha që SPAK të reflektojë dhe të aplikojë masat alternative të shtrëngimit, siç është detyrim paraqitje, arrest shtëpiak, apo edhe garancinë pasurore.

Këto forma janë edhe mes rekomandimeve që Kuvendi i Shqipërisë i ka dorëzuar prokurorisë së posaçme, si edhe në raportet e Ministrisë së Drejtësisë./voxnews.al

You may also like