Berisha- Benet Becit: Mandati yt qëndron mbi krimin. Është mirë të japësh dorëheqje një minutë e më parë sepse qytetarët do flasin vetë

by editor

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD në Shkodër.

Advertisements

Berisha është shprehur se Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, i drejtoj këtë mesazh: Mandati yt qëndron mbi krimin. Është mirë të japësh dorëheqje një minutë e më parë sepse qytetarët do flasin vetë.Deklarata:

Advertisements

Pesë javë në parlament mosbindje civile.

Çfarë arritëm? Arritëm shumë.

Arritëm t’i tregojmë gjithë botës se çfarë përfaqëson Edi Rama.

Pavarësisht nga skenat, grumbulli i karrigeve, ato tymueset dhe flakadanët, por ato ndriçuan mendjen e botës se cfarë ndodh në Shqipëri.

Ato treguan se këto po ndodhin se një kryeministër nuk lejon kontrollin parlamentar të tij dhe të qeverisë së tij.

Kjo tregon se ai është i inkriminuar dhe ka frikë dhe tmerr nga kontrollet.

Kjo tregon se ai ka të gjitha pushtetet në një dorë.

Ndaj dhe mosbindja jonë civile në parlament është një aksion pa kthim, një betejë pa kthim, e cila do të udhëheqë në një betejë pa kthim mbarë shqiptarët.

Ku qëndron forca? Ku qëndron besimi im?

Besimi im është te luani që fle në gjokset tuaja. Zgjimi i tij… asgjë nuk mund ta mposhtë atë.

I shihni aktet që ndërmerr si një frikacak.

Një ditë mohon vajzën, ditën tjetër thotë ç’më duhet mua, ç’është kjo. Të tretën flet përçart. Mban ligjërata për SKAP-in e tij.

Pra, është në një kaos të vërtetë psikik.

Dhe është absolutisht i tmerruar nga luani që po zgjohet dhe që do zgjohet, në Shkodër, në Tiranë, në mbarë Shqipërinë.

Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, këtë mesazh: Mandati yt qëndron mbi krimin. Është mirë të japësh dorëheqje një minutë e më parë sepse qytetarët do flasin vetë.

Dhe e garantoj atë dhe cilindo, se po të mos ishin ato zhvillime, do respektoja me përuljen më të madhe votën e qytetarëve të Shkodrës, cilado që të ishte ajo.

Por në atë mënyrë siç ke ardhur, më mirë gjej momentin, gjej kohën, ik kthehu në profesion të lirë ose bëju nëpunës i Elisa Spiropalit se të ardhme si qeveritar vendor si përfaqësues i bandave nuk mund të kesh në Shkodër.

You may also like