Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, Ervin Dushi ka folur mbi jetën e çiftit Naim Murseli dhe Liridona Ademaj në Suedi. Ai dha disa detaje sa i takon të ardhurave të tyre vjetore, duke përfshirë këtu dhe babain e Naimit, Shaban Murseli.
Advertisements
Advertisements
“Ajo që dimë në rrugë zyrtare dhe e kemi të vërtetuar nga investigimi është se çifti në fjalë dispononin dy biznese. Naimi kishte një kompani ndërtimi e cila është jo aktive në dy vitet e fundit dhe nuk është se kishte ndonjë të ardhur të madhe që të themi se mund të bënte një jetë të çmenduar, siç e kanë quajtur mediat. Po ashtu dhe Liridona zotëronte një kompani të vogël pastrimi bashkë me një bashkombas që rri në Suedi. Të ardhurat vjetore të kësaj kompanie janë rreth 35 mijë euro. Edhe zoti Shaban Murseli që jeton në të njëjtën adresë me çiftin, kanë të ardhura vjetore rreth 30 mijë euro në vit. Ata jetojnë në një qytet të vogël dhe atje të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë dhe pronarë të një kafeje. Më herët, Naimi vetë ka qenë goxha aktiv në jetën politike në qytetin e tij, është angazhuar për zgjedhjet e fundit duke ndihmuar Partinë Demokratike suedeze. Edhe babai i tij ka njohje në jetën politike, ai është bërë sebep. Jeta e tyre ka qenë goxha e mirë.
Dushi shpjegoi po ashtu se çifti bashkë me Shaban Murselin janë debitorë në banka dhe në shtet.
“Është një detaj që duhet parë me vëmendje sepse nuk kanë pasur një jetë të shfrenuar siç është aluduar në media.”
Pistën e siguracionit si motiv për vrasjen e hodhi poshtë duke u shprehur: Një siguracion i thjeshtë në Suedi nuk i kalon 800 mijë euro. Duhet theksuar sepse ky 800-mijë euroshi është për dy familjarë, minus taksat. Flasim për një shumë të papërfillshme.
Gazetari tregoi se çfarë do të ndodhë me fëmijët e vegjël, të cilët është raportuar se janë larguar nga Kosova.
“Shërbimi Social ma ka konfirmuar se fëmijët janë në Suedi. Në rast se merret vendimi i formës së prerë për Naim Murselin, prapë duhet që fëmijët të qëndrojnë pranë familjarëve të tyre, por se tek cila palë, ngelet për t’u parë pas një procesi gjyqësor. Por fëmijët do jenë për një kohë të gjatë nën vëzhgim të rreptë të Shërbimit Social.”/tvklan.al