Iu rikthye sëmundja gjatë kohës së pandemisë, shkrimtarja: Gjërat mund të ishin fatale nëse…

by editor

Këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar shkrimtarja e njohur, Mira Meksi.

Advertisements

Ajo ka folur më tepër rreth librit të ri, “Parisi vret”, por në fund, shkrimtarja u ndal edhe tek një moment delikat që i ndodhi gjatë pandemisë.

Advertisements

Përkthyeses iu rikthye një sëmundje që ajo e njihte, por pas një ndërhyrje kirurgjikale, i duhej të shkonte në Francë për të bërë kontrollet e nevojshme. Mirëpo në atë kohë, mjeku nuk ia lejoi një gjë të tillë, sepse së pari ajo duhet të marrte vaksinën anti-Covid, që të sigurohej për shëndetin e saj.

Për këtë arsye, miq dhe të afërm të shkrimtares apeluan që ajo të marrte sa më shpejt vaksinën dhe që të marrte më pas kurimin e duhur për sëmundjen nga e cila vuante.

Mira Meksi: Jo jam shumë mirë. Atëherë unë për fat të keq më qëlloi në një kohë, një sëmundje e cila u rikthye tek unë, ndonëse nuk ishte e njëjta gjë. Por le të themi, sëmundjen pak a shumë e njihja. Kisha kaluar në ato, në një moshë 30-vjeçare, shumë të re. Por ajo që e rëndoi historinë, ishte periudha e pandemisë, e cila na izoloi. Unë gjej rastin t’ju falënderoj shumë juve personalisht dhe misionit, për mbështetjen e madhe.

Rudina Magjistari: Duhet të bënit publike me patjetër rastin sepse ishte e nevojshme.

Mira Meksi: Patjetër, më duhet që të udhëtoja. Gjithçka e imja është e lidhur me Parisin, sigurisht, dhe duhet të shkoja që të bëja ato kontrollet e mia, kështu që më duhet të vaksinohesha. Në atë kohë Covid-i për mua do të ishte ndoshta fatal.

Rudina Magjistari: Gjithçka shkoi mirë? U organizuan në kohë, ju e patët suportin më pas, të nevojshëm, që ta realizonit udhëtimin dhe të merrnit trajtimet e nevojshme. Ka kaluar tashmë gjithçka?

Mira Meksi: Ka kaluar gjithçka, e vetmja gjë që unë do shfrytëzoj sot, për të bërë një thirrje. Gjithë motrave dhe zonjave dhe vajzave, duhet të kontrollohen sepse unë isha nën kontroll të vazhdueshëm dhe 1 vjeçar. Sikur mos të kishte qenë ai kontroll, do të ishin gjërat shumë të vështira, nga njëherë dhe fatale. /tvklan.al

You may also like