Publikohet video/ I qetë dhe duke pirë cigare, dalin pamjet e personit që qëlloi me armë drejt Rudolf Zefit (Video)

by editor

Kjo është video e autorit i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të Rudolf Zefit, mëngjesin e sotëm në ‘Don Bosko’ i cili ishte i vetëm në makinë. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur 42-vjeçarin.

Advertisements

Siç shihet nga pamjet ai po ecën i qetë dhe duke pirë cigare. Dyshohet se autori ka dalë së fundmi nga burgu, por ende s’është identifikuar.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 në rrugën Don Bosko, ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi.

Advertisements

Ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë i vetëm më makinë, ndërsa autori në këmbë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

You may also like