Berisha thërret protestë ditën që Këshilli i Mandateve mblidhet për arrestimin e tij

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar mbajtjen e një proteste, me gjasë për të bllokuar punën e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit që mblidhet ditën e hënë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Berisha i ka kërkuar mbështetësve të tij që të mblidhen në protestë ditën e hënë në orën 10:00, kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit.

Raportohet se deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë shprehur kundër nisjes së protestave, ndërsa mbledhja është shoqëruar me debate.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të autorizojë arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berishia.

Ish-kryeministrit i ishte caktuar masa detyrim paraqitje çdo të hënë, por ai kishte refuzuar tre herë resht të paraqitet para SPAK-ut, duke pretenduar se vendimi ishte në shkelje të Kushtetutës.

Advertisements

Në këto rrethana, SPAK ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në “arrest në shtëpi”.

Berisha ka thënë disa herë se do ta zbatojë vendimin, por njëkohësisht sot ka njoftuar protesta, të cilat i ka argumentuar se janë pjesë e aksionit opozitar dhe nuk kanë lidhje me çështjen që ai ka me drejtësinë.

Advertisements

Kujtojmë se Berisha është i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

You may also like