‘Trembëm hajdutët’! Krismat në Tiranë, në pranga babë e bir

by editor

Babë e bir kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi denoncuan një tentativë grabitjeje që nuk kishte ndodhur.

Advertisements

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, është djali i tij Orient Hysa 22 vjeç.

Advertisements

Denoncuan për një tentativë grabitje në banesën e tyre në Pezë Helmës, por babë e bir kanë përfunduar pas hekurave.

Policia thotë se ishte Gazmir Hysa 58 vjeç, që mbrëmjen e djeshme ka telefonuar policinë duke pretenduar se persona të paidentifikuar, ishin futur në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, është djali i tij Orient Hysa 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve sipas policisë u bë arrestimi në flagrancë i babë e bir Gazmir dhe Orient Hysa (babë e bir), të dy banues në Mënik.

Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, të përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni

You may also like