Flet masoni shqiptar: A ka lidhje iluminati me “Djallin”?

by editor

Masoneria është në mënyrë të padiskutueshme një prej fenomeneve globale më të diskutara.

Advertisements

Mes vërtetësisë së fakteve historike dhe konspiracioneve të ndryshme që lidhen mbi figurën e masonëve, misticizmi i ka karakterizuar gjithnjë grupimet tashmë jo sekrete, por në grupe të mbyllur njerëzish.

Advertisements

Për të folur me detaje lidhur me masonerinë dhe masonët në Shqipëri, i ftuar në Vizion Plus ishte masoni Marin Meksi.

Meksi tregoi se si ka lindur masoneria dhe thotë se ndaj masonëve është hedhur një petk i errët për faktin se është i veshur me mister.

Meksi: Masoneria është një temë shumë e diskutueshme dhe gjithmonë ka polemika e diskutime. Gjithmonë vishet me një petk të mistershëm. Në fakt lidhet me urdhin më të vjetër që njeh historia e njerëzitmit, ka qenë balanca e të keqes, ku gjithmonë bota është drejtuar nga pushtetet e centralizuara në dorën e një personi ose disa personash që kanë qenë kundër humanizmit. Baraspesha e këtyre të këqijave të mëdha është masonerisa. Në kohën kur ndërtoheshin zeje, u bashkuan mendjet më të ndritura. Kështu lindi masoneria, ndërkohë duke qenë se ka qenë armiku kryesor i këtyre pushteteve totalitare ka hedhur një petk të zi mbi armikun e tyre kryesor. Ndaj perceptimi kryesor për masonerinë është një percepptim negativ, duke qenë se është hedhur ky petk i errët dhe është i veshur me mister.

Meksi tha se nuk ka asnjë lidhje mes masonerisë dhe Djallit. Drejt tyre është tentuar të hidhet çdo e keqe dhe sipas tij, masoneritë e kanë kasur dhe ende e kanë të vështirë që të mbrohen.

Meksi: Sot masonët ne i kemi të dukshëm, kanë selitë e tyre, flamujt e tyre, ka masonë që janë të identifikuar si të tillë, por është e ndaluar që ti të identifikosh diçka tjetër. Kjo vjen për shkak të këtij opinioni që është krijuar. Ka pasur dhe sulme agresioni ndaj masonëve. Shpesh herë janë dhe besimet që mendojnë se masoneria është besim, madje besim në të kundërtën e krijuesit. Këto gjëra nuk janë të vërteta. Nuk ka asnjë lidhje mes masonerisë dhe Djallit. Është tentuar të hidhet çdo e keqe e mundshme drejt masonerisë. Masonët as nuk kanë mundur të mbroheshin. Edhe sot e kësaj dite është e vështirë.

Ka disa rregulla për të hyrë në masoneri dhe nëse i kalon, Meksi sqaron se ka një akademi të tërë që të bën ty një njeri më të mirë.

Meksi: Në masoneri hyhet për të kontribuuar dhe jo për të përfituar. Ka disa rregulla, ti kalon filtra shumë të rëndësishëm për tu bërë mason. Më pas votohesh dhe nëse kalon ka një akademi të tërë që të bën ty një njeri më të mirë. Fëmijët e masonëve nuk janë masonë, por kanë predispozitën për tu bërë masonë. Masoneria funksionon si një vëllazëri.

Çfarë janë pasaportat masonike?

Pasaportat masonike në të vërtetë nuk kanë rolin e një pasaporte udhëtimi, por në to jetëzohet i gjithë rrugëtimi i një masoni.

Meksi: Duhet të kemi parasysh diçka, sepse ka shumë njerëz që pretendojnë se janë masonë, por ka dhe shumë loza masonike false. Nëse bëhesh mason nuk zhbëhesh më kurrë. Ti vendosesh në gjumë, pra mohimi i dëgjimit, shikimit dhe të folurit, ky është dënim shumë i madh. Kurrsesi nuk të privohet ndjesia e energjisë, çfarëdo të kesh bërë. Nuk ka asnjë rast cedimi. Dhe pse këta janë njerëz të zgjedhur, nuk cedojnë sepse askush nuk mund të pranojë të cedojë nga këto lloj privilegjesh. Qëllimi përfundimtar i masonerisë është që në ktë strukturë të krijojë të ashtuquajturin rendi i ri botëror. Pasaporta është simbolike. Ky dokument shërben për historikun tënd si mason. Në këtë pasaportë shënohen me vula të gjitha punimet e një masoni. Është si një lloj ditari. Nuk është se udhëton apo ka funksionin e një pasaporte. Ka historinë tënde brenda këtij masoni.Ritalet janë simbolike, shumë të lashta dhe shumë të bukura. Masoneria ka ekzistuar përmes sibmolikës. Sot ne ndjekim të njëjtat ritale antike dhe lidhen ngushtë me të qënësishmen.

Pse nuk ka gra?

Meksi: Ka pasur dhe ka. Çështja është që kur ka lindur masoneria, lozhat kanë qenë mikse, dhe me femra dhe me meshkuj, por gjatë torturave femrat kanë qenë më të ndjeshme dhe ka dalë sekreti masonik. Sot janë hapur sërish lozhat mikse.

A ka lidhje iluminati me masonerinë?

Meksi: Iluminati është pjesë e masonerisë. Nuk ka pasur lidhje as iluminati as vetë masoneria me satanizmin. Nuk mund të jesh mason nëse nuk beson në Zot. Se në cilin Zot beson, ne e kemi të lirë. Por të gjithë jemi të detyruar të besojmë diçka më të madhe, që e quajmë “Arkitekti i madh i universit”. Ateistët nuk mund të jenë pjesë e masonerisë. Ndaj mund të them që ka abuzime pa fund.

You may also like