“Te restoranti ku darkoi Naimi me Liridonën takohen spiunë serb”, eksperti flet për deklaratën që tronditi opinionin

by editor

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi foli këtë të premte për pistat e hetimit për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai foli gjithashtu edhe për një postim të Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtor i presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili Naim Murselajt i është referuar si monstrum.

Advertisements

Zyberaj përmes një postimi në Facebook të martën ka thënë se restoranti ku Murseli darkoi për herë të fundit me Liridonën, me pronarë serbë është vendtakim i shqiptarëve me agjentë të shërbimit sekret serb.

“Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet në qytet “Te Bata” ne Graqanicë me pronar një serb, nuk paska qenë vetëm darka e fundit e një monstrumi që dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas së vet gjysëm ore pas darkës. Qenka vendtakimi i lloj lloj muti (ndjesë për shprehjen) të Prishtinës me agjentë të BIA-s serbe me qëllim, fabrikimin e dëshmive kundër UÇK-së. Ky është alarm i madh për institucionet e sigurisë”, shkroi Zyberaj.

Advertisements

Ja si e komenton eksperti Elezi deklaratën e tij:

“Në këtë restorant darkojnë shumë njerëz. unë pajtohem se në këtë vend dyshohet se ka takime të pjesëtarëve të shërbimeve sekrete serbe me eventualisht, me bashkëpunëtorë politikanë të ndryshëm, por nuk arrij ta kuptoj në asnjë moment ndërlidhjen që tani e ka bërë me rastin e Liridona Ademaj. Nuk e di se çfarë ka dashur Jetlir Zyberaj të thotë me këtë postim, por nuk mund ta lidh faktin që ata kanë darkuar në një restorant, të cilin e frekuentojnë një numër i madh qytetarësh…

Pjesa që e frekuentojnë edhe agjentë të shërbimit sekret serb është e saktë. Unë dua të them një çështje, restoranti është për një kohë të gjatë aty dhe në rast se Jetlir Zyberaj ka informacione të sakta në lidhje me takimet që mund të bëjnë shërbimet sekrete është mirë të bashkëpunojnë me policinë e Kosovës, pasi nëse i njëjti ka informacion që anëtarë të shërbimeve sekrete serbe do të operonin në zonën në fjalë atëherë ekziston ligji për spiunazh me të cilin mund të vepronin policia e Kosovës”, tha eksperti Elezi në një intervistë televizive.

You may also like