Porosi nga Burreli? Gjakmarrje deri në qelitë e burgut, të pathënat e vrasjes në Burgun e Peqinit

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin, ku është vrarë një i dënuar ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur .

Advertisements

Vizion Plus mësoi më herët se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e ajrosjes, ku ndodheshin tre të burgosurit me dënim të përjetshëm Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja.

Të njëjtat burime konfirmuan se ka qenë Sokol Mjacaj i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të dy të burgosurve të tjerë, ku njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Advertisements

Fillimisht ngjarja u mohua nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila theksoi se ka patur vetëm një sherr mes të burgosurve, duke mos pranuar përdorimin e armëve të zjarrit.

Por më vonë u mësua se Arben Lleshi ka mbetur i vdekur nga plumbat që ka marrë në trup, ndërsa i burgosuri tjetër Ilir Xhakja ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Është dashur ndërhyrja e forcave speciale për të vënë nën kontroll situatën.

Advertisements

Droni futi pistoletën në burg

You may also like