Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka komentuar në një emision televiziv , ngjarjen e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj vrau në qeli Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Advertisements
Ai ka zbuluar se këtë të fundit e ka pasur shokë në shkollën fillore.
Advertisements
Sipas Kullës, kjo ngjarje e rëndë është si në filmat e Netflix.
“Ka ndodhur sot pasdite. Ata kanë qene të dënuar njëri me 32 vjet dhe të tjerët të dënuar me burgim të përjetshëm. Nuk ka pasur asnjë plagosje të policisë. Sokol Mjacaj ka marrë pistoletën dhe ka vrarë me tre plumba një të burgosur tjetër, që ka qene i dënuar me 32 vjet, pasi ka bërë një vrasje në Londër. E ka vrarë me tre plumba në burgun e Peqinit. Është plagosur dhe një djalë nga Shijaku, Indrit Shaqja ka qene shokë i shkollës sime fillore. Ky është burgosur për një grabitje në Durrës. Kjo është një ngjarje e rëndë. Flitet për hakmarrje dhe ka 6 të vrarë mes dy fiseve. Është si në filmat e Netflix”, u shpreh eksperti i sigurisë.