Korça nën “pushtetin” e borës! Trashësia arrin deri në 1 metër, 3 bashki probleme në furnizimin me energji

by editor

Për pasojë, ka probleme me energjinë elektrike në 3 bashki të qarkut

Advertisements

Gjatë mbrëmjes së djeshme, qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës që kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Advertisements

Mësohet se në Dardhë, trashësia e dëborës ka shkuar deri më 40 cm, në Qafën e Qarrit 35 cm, në Voskopojë 30 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm, në Devollin e sipër 10 cm dhe në majën e Mashkullorës dëborë arrin rreth 1 metër.

Ka vijuar puna gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve dhe kriposje edhe sot në mëmgjes borëpastrueset janë shpërndarë në terren. 4 borëpastruese ndodhen në Qafën e Qarrit, 3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë.

Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë me vete dhe zinxhirët.

Për pasojë, ka probleme me energjinë elektrike në 3 bashki të qarkut, konkretisht, në Ersekë, Devoll dhe Maliq.

Potgozhan 200 familje pa energji
Gjyres Bradvice 24 familje pa energji.
Prenisht dhe Vithkuq 124 familje pa enegji.
Rehovë 57 familje pa energji.
Gjionç Prodan, 61 familje pa energji.

You may also like