TMERR/ U raportua për një makinë të braktisur, policia gjen një person të vdekur pranë saj

by editor

Pasi policia ka shkuar në vendngjarje, ka gjetur një person që ishte pa shenja jete, pranë derës së shoferit

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhru në fshatin Zojz të Prizrenit, ku fillimisht është raportuar nga qytetarët për një makinë të braktisur në mes të rrugës.

Pasi policia ka shkuar në vendngjarje, ka gjetur një person i shtrirë përmbys, që ishte pa shenja jete pranë derës së shoferit të automjetit. Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por ishte tepër vonë, pasi viktima kishte ndërruar jetë. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tij, teksa priten rezultatet e autopsisë.

“VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Zojz-Prizren 16.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

You may also like