Ngjarja në burgun e Peqinit, Sokol Mjacajt “djeg” gjithë zinxhirin drejtues të burgut të Peqinit. 13 të ndaluar

by editor

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen e mesditës së djeshme ne burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj, ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Advertisements

“Ora News” mëson se është ndaluar drejtori i Burgut të sigurisë së lartë të Peqinit dhe i gjithë zinxhiri komandues prej 13 efektivesh. Ndaj tyre po bëhet gati dhënia e urdhrit të arrestit.

Advertisements

Ndërkaq, Sokol Mjacaj po mbahet i izoluar në një vend të posaçëm sekret, pasi do rimerret sërish në pyetje. Prokurorët po përpiqen të zbulojnë porositësin e mundshëm të kësaj vrasjeje që tronditi mbarë opinionin dhe që vë në duyshim sigurinë në burgje.

You may also like