Sokol Mjacaj e kreu vrasjen ne burgun e Peqinit nje dite me pare pasi mesoi se do ta izolonin ne regjimin 41 bis.
Advertisements
Keshtu pretendoi gazetari Aldo Kozarja ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, në Euronews Albania, ku zbuloi detaje të reja në lidhje me dëshminë e Sokol Mjacaj, përballë prokurorëve pas kryerjes së vrasjes në burgun e peqinit.
Advertisements
Sipas gazetarit, Mjacaj ka pohuar se nëse nuk do ta merrte vesh që do të izolohej në 41 biss, nuk do ta kryente krimin në fjalë.
“Për t’u ndalur te ngjarja pasi është kryer vrasja kemi të bëjmë me një moment të rëndësishëm.
Sokol Mjacaj i ka thënë zyrtarëve të grupi hetimor kur e kanë marrë në pyetje, nëse unë nuk do të merrja vesh se isha vendosur të futesha në 41 bis, nuk do ta kryeja këtë veprim sot. Ia ka thënë zyrtarëve të lartë këtë gjë është në dokumenta.
E ka kryer vrasjen nga njoftimi që ka marrë. Zyrtarë të policisë Shkodër kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe një kontroll në banesën e tij në Prekal në Shkodër”, tha gazetari.
Kujtojmë se viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.
Sakaq, autori Mjaçaj, i cili dyshohet ta ketë kryer vrasjen kundrejt pagesës, vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.