Dy prej të rinjve që vdiqën në aksidentin tragjik në Prizren ishin futbollistë

by editor

Një aksidenti i rëndë u mori jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit, si pasojë e garave me makina, ku njëra nga makinat ka goditur disa persona, të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën.

Advertisements

Viktimat e këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20-vjeçare. Sipas mediave të Kosovës, shoferi që ka përplasur kalimtarët është Arlind Syla, familjar i Lordit.

Advertisements

Dy nga viktimat Lordi Syla dhe Molos Delija, ishin edhe futbollistë. Ish-klubi i tyre, KF Gjakova, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.

Reagimi:

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikisht dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, shkruhej në postim.

https://www.facebook.com/KFGJAKOVA/posts/749054847256828?ref=embed_post

You may also like