“Çmendet” shqiptari në Itali, kthehet me h*nxhar në dorë pasi pronari i kërkoi të largohej nga lokali (VIDEO)

Një shqiptar ka kërcënuar dhe tentuar të godasë me një hanxhar pronarin e një lokali.

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Advertisements

Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja ka ndodhur në zonën e Vetralla, ku një shqiptar ka kërcënuar dhe tentuar të godasë me një hanxhar pronarin e një lokali.

Mësohet se shqiptari ishte ulur më herët në këtë lokal, por pronari i kishte kërkuar që të largohej pasi ishte i dehur dhe po shqetësonte klientët.

Por shqiptari duket se nuk e ka lënë me kaq, pasi është kthyer pas rreth dy orësh, dhe me një hanxhar në dorë ka tentuar që të godasë me hanxhar.

Për fat të mirë, pronari i lokalit ka mundur që ta largojë, dhe situata të mos përfundojë me të lënduar.