Vrasja në burg/ Iu gjet një celular, dyshime se Indrit Shaqja “shiti” shokun e qelisë Arben Lleshin

by editor

Shokut të qelisë së Arben Lleshit, i cili u vra nga Sokol Mjacaj brenda burgut të Peqinit i është gjetur një telefon. Indrit Shaqja mbeti i plagosur gjatë agresionit të ndodhur brenda burgut 5 ditë më parë por sipas Prokurorisë të Elbasanit, ai mund të ketë lidhje me vrasjen e Lleshit.

Dyshimet e Prokurorisë i ka thelluar gjetja në një arkë druri e një telefoni celular, të cilin Shaqja e ka pranuar se është i tij. Menjëherë është berë arrestimi i Indrit Shaqës.

Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe perkon me dhomen e te denuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga kqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri eshte sekuetruar nje send telefon celular qe i perket te denuarit Indrit Shaqja. Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga policia gjyqesore e SHKBB per nenin 324/a K.Penal.”, njofton Prokuroria e Elbasanit.

You may also like