A do krijonte një lidhje dashurie në BB VIP? Aktorja e njohur: Për këtë do të futem, të gjej burrë dhe të bëj…

by editor

“Do rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë”

Aktorja e njohur, Esmeralda Metka, ose siç njihet ndryshe me emrin artistik Cubi, ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Advertisements

Karriera e saj disa vjeçare në fushën artistike e ka bërë atë një nga aktoret më profesionale në Shqipëri dhe padyshim humori i saj i veçantë ka spikatur në emisionet televizive ku ajo ka marrë pjesë.

Edhe pse ka disa vite larg skenës, Cubi momentalisht moderon emisionin e saj. Por ajo çfarë ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen e dashamirësve të saj, është pikërisht lajmi i fundit që po qarkullon në rrjet.

Advertisements

Emri i saj mendohet se do të jetë pjesë e kastit të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. E sigurisht që kjo pyetje iu bë nga ish-kolegu dhe miku i saj, Visjan Ukcenaj, i cili le të themi nuk ngurroi t’a pyeste drejtpërdrejtë për këtë gjë.

Deri diku ajo e pohoi si lajm dhe na la të kuptojmë se data e fillimit të spektaklit do të jetë më 13 janar.

Advertisements

“Do rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13”, tha aktorja e njohur.

Nëse Cubi do të futet, a do të jetë e gatshme që të krijojë një lidhje dashurie?

“Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi”, tha aktorja.

You may also like