“Nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot tona”, Bujari prej 1 viti kërcënonte ish-të dashurën

by editor

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Vanessa Ballan, 27-vjeçares që u godit shtatë herë me thikë nga Bujar Fandaj, në fshatin Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos, Itali.

Advertisements

41-vjeçari me origjinë nga Kosova, jo vetëm që nuk pranoi përfundimin e marrëdhënies me viktimën, por edhe e kërcënoi gruan për një vit se do t’i tregonte bashkëshortit të saj për lidhjen që ato kishin:

“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras”, “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”.

Advertisements

Më 26 tetor e reja denoncoi 41-vjeçarin, duke e akuzuar për kërcënime dhe përndjekje. Pas këtij denoncimi, Bujar Fandaj ishte qetësuar edhe pse prokuroria nuk kishte marrë asnjë masë sigurie ndaj tij, pasi ishin në pritje të analizave të thelluara të telefonit të tij të dhe viktimës, e cila kishte fshirë të gjitha mesazhet e marra nga Bujari për frika se mund të zbulohej nga partneri aktual.

Por ka dyshime se lajmi i shtatzënisë së Vanessa-s, ka tërbuar Bujarin i cili nuk mund të takohej më me viktimën në supermarketin ku ajo punonte, pasi ajo kishte marrë lejen e lindjes.

Ai nuk pranonte t’i jepte fund lidhjes që kishte me Vanessan dhe këtë e tregonte edhe me postime në rrjetet sociale. Disa orë para krimit, në rrjetin social TikTok, ai kishte postuar një video me këngën:

“Kështu jam gatuar, të jap menjëherë zemrën, por mos mendo se mund të ma fusësh, sepse nëse më del nga zemra nuk hyn më”.

You may also like