Më duart lart dhe prapë kokës, publikohen pamjet kur studentët evakuohen pas sulmit vdekjeprurës në Fakultetin e Arteve në Pragë

by editor

Janë publikuar pamjet e evakuimit të studentëve në Fakultetin e Arteve në Pragë të Çekisë, pas sulmit me armë zjarri ku vdiqën 11 persona, mes tyre edhe autori.

“Janë 11 persona të vdekur, përfshirë sulmuesin, nëntë të plagosur rëndë, 4-5 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë”, ka thënë emergjenca përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Advertisements

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakushan, ka thënë për mediat çeke se ka të vdekur, por nuk mund të spekulojë për shifrën përfundimtare.

Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Twitter, se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.

Advertisements

Një email që i është dërguar stafit të universitetit, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, ka paralajmëruar personelin për të shtënat.

“Qëndroni në vend, mos shkoni askund nëse jeni nëpër zyra, mbyllni dyert me orendi dhe ndalni dritat”.

Advertisements

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah, ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

You may also like