‘Doktor ku je’? Ora 22:45, në spitalin e Hasit asnjë mjek, qytetari çon fëmijën e sëmurë në Kosovë
Ng qytetarët vijnë mjaft denoncime për shërbimin në spitale.
Advertisements
Përveç kushteve që lënë mjaft për të dëshiruar, ata përballen edhe me mungesë të stafit mjekësor.
Një qytetar nga Hasi ka denoncuar një problematikë të tillë.
Advertisements
Ai thotë se pak netë më parë, në orën 22:45, është paraqitur në spitalin e Hasit me fëmijën e sëmurë.
Por ashtu siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme, ai nuk ka gjetur asnjë mjek në spital.
Advertisements
Në këto rrethana ai është detyruar ta çojë fëmijën në spitalin e Gjakovës për shërim si zgjidhja e vetme që ofrohet nga shëndetësia shqiptare.