“Mund të intepretohet sikur lejohet edhe arresti me burg”, Daci ju jep përgjigje pikëpyetjeve për ish-kryeministrin Berisha

by editor

Avokati Jordan Daci i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve referuar ligjit në lidhje me heqjen e lirisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Pyetje: Çfarë mund të vendosë gjykata në raste të tilla (versioni “arrest në shtëpi”) në këtë rast do të jetë arrest me izolim, me roje në derë apo pa roje në derë?

Advertisements

Jordan Daci: Ka 2 alternativa, ka arrest në shtëpi dhe arrest në burg. Gjykata nuk është e detyruar të miratojë kërkesën e prokurorisë, mund të vendosë ose njërën, ose tjetrën ose mund të lërë në fuqi atë që ka sot.

Pyetje: Cilat janë format që gjykata mund të japë për arrestin e shtëpisë?

Advertisements

Jordan Daci: Arresti në shtëpi ka disa modele: Ka një model, i cili nuk ka kufizime që do të thotë se ai thjesht duhet të qëndrojë në banesë, por mund të ketë takime dhe mund të hyjnë njerëz të tjerë që nuk i përkasin familjes dhe pa mbikqyrje policore, por ka edhe raste me mbikqyrje policore, që do të thotë: Prani 24 orë të forcave policore në hyrje të banesës dhe mund të shoqërohet me kufizimin e takimeve për persona që janë jashtë trungut familjar. Telefonatat nuk kufizohen, por mundet që gjykata të ketë kufizime që lidhen me garantimin e mosnxjerrjes së sekretit hetimor.

Pyetje: A mund të vendosë Sali Berisha adresën e selisë së PD duke qëndruar në seli gjatë kësaj periudhe?

Advertisements

Jordan Daci: Masa e arrestit duhet të korrespondojë adresa me atë të gjendjes civile, por kjo nuk përjashton mundësinë që individët të zgjedhin një adresë të dytë, por adresa e dytë duhet të konfirmohet nëpërmjet një kontrate qiraje ose dokumenti ligjor. Selia e sheh të pamundur për t’u deklaruar sepse ajo seli formalisht i përket një personi tjetër ligjërisht, pra jo Berishës.

Pyetje: A mund të humbë Sali Berisha mandatit e deputetit nëse ai izolohet për 6 muaj, pra që ndalohet të shkojë në parlament?

Jordan Daci: Kushtetuta e përcakton që nëse 6 muaj nuk paraqitesh, humbet mandatit. Në rastin e arrestit është një arsye që në vetevete përbën ndalim. Nëse do të ketë më shumë se 6 muaj, rrezikon humbjen e mandatit. Humbja e mandatit nuk rikthehet më sepse zëvendendësohet në listë.

Pyetje: Nëse Berisha nuk do ta respektojë arrestin e shtëpisë, cila mund të jetë masa rënduese?

Jordan Daci: Nuk ka nevojë për kërkesë në kuvend më, prokuroria mund të shkojë drejtpërdrejtë në gjykatë për zëvendësimin e masës sepse e ka marrë leje tashmë edhe për arrest në burg. Dispozita për të cilën dyshohet përmban mundësinë edhe të arrestit me burg. Si rregull mosha deri në 70 vjeç e lart nuk lejohet arresti në burg, por ligji ka paracaktuar si moment vetëm kur paracaktohet një dënim minimumi 10 vjet ose më shumë se 10 vjet. Në rastin konkret, dënimi është 12 vjet dhe mund të intepretohet sikurse lejohet edhe arresti me burg./tvklan.al

You may also like