Shkodër/ Plagosen me thikë dy të miturit, 14-vjeçari i qëllon pas një sherri

by editor

Dy të mitur kanë mbetur të plagosur pas një sherri të çastit në Shkodër. Autori, një 14 vjeçar, është në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të 22 dhjetorit, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit. Autori 14 vjeç i ka plagosur me thikë dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Pas palgosjes, E. K., rreth 14 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ka rënë në pranga.

Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.

Advertisements

Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

You may also like