“Na duhen më shumë heronj të tillë”/ Anomali në Çeki, njerëzit mbështesin autorin e masakrës së Pragës

by editor

Disa njerëz jo vetëm e falenderojnë, por edhe bëjnë thirrje që të ndiqen hapat e tij

Advertisements

Praga u trondit ditën e djeshme, pasi 24-vjeçari David Kozak kreu një sulm me armë nga Universiteti i Arteve, duke u marrë jetën 14 personave.

Advertisements

Teksa ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht dhe ka mister mbi shkakun pse i riu, tashmë i vetëvrarë, e kreu sulmin, Republika Çeke është përfshirë nga frika se një ngjarje e ngjashme mund të përsëritet.

Kjo pasi shumë persona duket se e mbështesin veprimin e Kozak. Në rrjetet sociale jo vetëm e falenderojnë, por disa prej tyre edhe bëjnë jehonë që të ndjekin hapat e tij. Për këtë policia ka arrestuar së fundmi katër persona.

Njëri prej tyre është një nxënës 14-vjeçar nga rajoni Olomouc, i cili shkroi se do të sulmonte shkollën e tij. Sipas shefit të policisë Martin Vondrášek, ai më pas pretendoi në polici se ishte një thjesht shaka.

Një rast tjetër ishte një grua nga rajoni Hradec Králové. Sipas Vondrášek, ajo shkroi në rrjetet sociale se i vjen keq që dikush e kaloi në një sulm të ngjashëm, pasi ajo donte të ishte e para. Policia më pas zbuloi se bëhej fjalë për një person me çrregullime mendore, e cila nuk kishte patentë armësh apo armë të mbajtur në mënyrë të ligjshme.

“Në Vysoçinë, Republika Çeke, policia ndaloi një burrë i cili kërcënoi se do të qëllonte të gjithë familjen e vrasësit 24-vjeçar në Univeristetin e Pragës. Atij iu gjet një armë e mbajtur në mënyrë të ligjshme”, tha shefi i policisë.

Rasti i katërt nuk kishte të bënte me një postim në rrjetet sociale. Bëhej fjalë për një burrë që thirri policinë në orën 11:30 me orën lokale të enjten (21 Dhjetor) dhe tha se ishte i frymëzuar nga vrasësi çek, dhe se donte të blinte një armë dhe të vriste njerëz. Edhe pse mendonte se po telefononte nga një numër anonim, policia gjeti gjurmët e tij pas disa orësh, pra sipas raportimeve në total, policia ka hetuar tetë raste.

Megjithatë, më shumë postime të papërshtatshme në rrjetet sociale u postuan pas sulmit, ku policia po i shqyrton me kujdes të gjitha rastet.

“Na duhen më shumë heronj dhe qitës të tillë, një ditë do t’u ndërtojmë monumente”– thuhej në një postim.

Nga ana tjetër, disa autorë të tjerë shprehin keqardhjen që sulmuesi nuk e kreu sulmin pranë parlamentit apo në zyrën e qeverisë.

You may also like