Fifi në finale/ Konkurrentët e “DWTS”: Shkoi falë fansave! Ia kthen artistja: Këtyre u bën dëm sheqeri

by editor

Ja si e kanë komentuar yjet e tjerë shpalljen e Fifit si finalistja e parë e DWTS

Advertisements

Fifi ishte konkurrentja e parë që u shpall finaliste e spektaklit të kërcimit “Dancng With The Stars”.

Advertisements

Por, si e pritën yjet e tjerë që janë pjesë e kërcimit? Komentet e tyre bashkohen në një pikë: artistja prek e para finalen falë fansave të saj.

Enxhi: Nuk e diskutoj vendimin e publikut, jam e bindur që ka një fanbase të konsiderueshëm. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk ishte salsa më e mirë, por publiku e votoi.

Arnita: Mendoj që e meritonte finalen për artisten që është brenda skenës së DWTS dhe jashtë saj.

Eni: M’u bë qejfi, Fifi ishte shumë e vlerësuar nga publiku. Ka të tjerë që e reklamojnë veten si shumë të preferuar nga publiku, por kanë rrezikuar daljen.

Irgen: Mendoj se e kanë ndihmuar shumë edhe votat e publikut.

Kritikave të tyre, Fifi dhe partneri i saj, Graciano, iu përgjigj me ironi:

Fifi: Disa e duan Coca Cola-n pa sheqer, disa të tjerë e duan me shumë sheqer. Unë jam ajo që ka shumë sheqer. Këtyre u bën dëm sheqeri!

Graciano: Për të gjithë ata që janë skeptikë, Fifi ka treguar me punë, djersë e mund të kërcesh gjithë klas pa pasur trupin perfekt.

You may also like