Ish-konkurrentja e ‘Love Island’, Xhoana Kurti ka rrëfyer për herë të parë detaje nga lidhja me Ergys Dashin.
Advertisements
Xhoana tregoi se lajmin për vdekjen e tij e kishte marrë përmes një fotoje që i kishin nisur. Asokohe ajo ishte shtatzënë. Xhoana theksoi se nuk e ka ditur që ai merrej me drogë.
Advertisements
“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminal, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Isha shtatzënë më sollën foto të tij pasi e kishin vrarë. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, tregoi Xhoana e ftuar në “Glamour Zone”.