VIDEO/ Era e fuqishme rrëzon shtyllën e ndriçimit në stadium, ndërpritet ndeshja në Azerbajxhan ku luan edhe sulmuesi shqiptar

by editor

Ndeshja e javës së 18-të e Premier Ligës së Azerbajaxhanit mes Turan Tovuz dhe Araz-Nakhchivan është ndërprerë për shkaqe të pazakonta.

Advertisements

Pikërisht bëhet fjalë për një ndeshje ku në fushë ishte edhe sulmuesi shkodran Belajdi Pusi, i cili luan për Turan Tovuz.

Advertisements

Pusi e nisi ndeshjen nga stoli dhe hyri në fushë në minutën e 76-të, por 5 minuta më vonë takimi u ndërpre.

Mediat azere kanë raportuar se në minutën e 81 të ndeshjes, nga era e fortë, ka rënë një nga shtyllat e dritave në stadiumin e qytetit Tovuz.

Pas asaj që ndodhi, lojtarët dhe gjyqtarët u larguan nga fusha. Takimi u vendos që të shtyhet.

Në atë moment rezultati i takimit ka qenë në shifrat 2-1 për skuadrën vendase ku luan edhe Pusi.

Federata azerbajxhanase e futbollit ka vendosur që minuta e mbetura të ndeshjes së ndërprerë të luhen nesër në orën lokale 12:00.

You may also like